E dashura që tradhtoi agjentin e FBI

29 Janar 2023 | 14:10

Ish-e dashura e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, Allison Guerriero, është ajo që ka ngritur në këmbë FBI dhe ka bërë që të nisë hetimi që çoi në arrestimin e tij.

Një mëngjes në tetor 2017, Allison Guerriero vuri re diçka të pazakontë në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj n: një çantë plot me para. Atje, pranë këpucëve të tij, afër futonit, ishte ajo lloj qese që japin dyqanet e pijeve. Brenda kishte tufa me kartëmonedha, prerje të mëdha të lidhura me shirita gome. Nuk dukej si diçka që ai duhej të mbante me vete. Në fund të fundit, i dashuri i saj, Charles F. McGonigal, mbante një nga postet më të larta dhe më të ndjeshme në FBI.

Në atë kohë McGonigal i justifikoi paratë me “Vura një bast dhe fitova”. Ajo ka treguar se si ‘Udhëtonte shpesh në Shqipëri’

McGonigal ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë në shkollë të mesme.

Guerriero thotë se lidhja e tyre zgjati pak më shumë se një vit. Pas ndarjes Guerriero i dërgon një email shefit të FBI ku tregonte dyshimet e saj. Por Guerriero thotë se mashtrimet e McGonigal u shtrinë përtej detyrave të tij si shef i kundërzbulimit dhe në jetën e tyre personale. Dy burime që e njihnin McGonigal dhe Guerriero në Nju Jork i thanë Insider se ata i besonin rrëfimit të Guerriero-s për marrëdhënien, duke përfshirë pretendimin e saj se McGonigal e kishte bërë Guerriero të besonte se ai ishte efektivisht beqar.

Aktakuzat e dyfishta e ngritur kundër McGonigal në fillim të kësaj jave në Nju Jork dhe Uashington DC, tronditën SHBA dhe Shqipërinë. Mes akuzave është dhe përpjekja për të nisur një hetim penal ndaj një lobisti të PD bazuar në prova të dhëna nga zyra e kryeministrit Rama. Kjo u shoqërua me një sërë akuzash ndaj ish-kreut te PD Lulzim Basha për para ruse. Për këtë çështje pati dhe një hetim në Shqipëri dhe pse nuk u provua asnjëherë se kishte diçka të tillë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026