“Çështja McGoginal”, Braho: Ja çfarë ka kërkuar zyrtari i FBI që ka hetuar dosjen

28 Janar 2023 | 21:17

Juristi Ledio Braho deklaroi se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ka dalë njëtjetër dokument për çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Në emisionini “Review” në Euronews Albania, Braho u shpreh se zyrtari i FBI që ka hetuar këtë dosje, ka kërkuar informacion nga personat apo institucionet që kanë komunikuar me McGonigal.

Braho shtoi se bëhet fjalë edhepër një këshilltar të kryeministrit Edi Rama si dhe për zyrën e Kryeministrisë.

“Ka informacion të detajuar. Ka dalë edhe një dokument tjetër, ku një zyrtar i FBI, ai që ka hetuar dosjen, ka kërkuar informacion nga një sërë personash dhe institucionesh në lidhje me të gjithë komunikimet që ata kanë pasur me McGonigal.

Një prej tyre është një këshilltar i Ramës, është zyra e Kryeministrisë, pra të gjithë qeveritarët, përfshirë edhe kryeministrin Rama, të gjithë të dhënat që kanë lidhje me komunikimet me McGonigal. Po ashtu, ka edhe persona të tjerë përtë cilët është kërkuar informacion”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë

Artisti Robert Aliaj ka folur për Review në Euroneës Albania me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri. Aliaj tha se ka turistë në...
22:02 | 12/07/2026

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026