Gazetari amerikan: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

28 Janar 2023 | 20:45

Gazetari amerikan, Mattathias Schwarz thotë se Allison Guerrero, e dashura jashtëmartesore e  ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, ka deklaruar se i ka dërguar një e-mail F BI për hetimin e tij.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, Schawarz u shpreh se kjo nuk është ende e konfirmuar dhe shtoi se ai vetë nuk e ka parë e-mailin.

Sipas tij, është i ditur fakti që McGonigal ka marrë para nga përfaqësues të oligarkut rus, Oleg Deripaska.

“Është një pyetje shumë e drejtë. Përgjigjen ende nuk e dimë. Allison Guerrero ka dërguar një e mail tek kreu i FBI së zyrës së Nju Jorkut, ku i shkruan që të hetojë McGonigal dhe udhëtimet në Shqipëri, por kjo nuk është ende e konfirmuar. Unë e mail-in nuk e kam parë dhe nuk di ende nëse ata të cilët e kanë marrë këtë e mail, të mund të kenë ndërmarrë ndonjë veprim.

Ne dimë që Charles McGonigal ka marrë para nga përfaqësues të Oleg Deripaskës – oligarkut rus. Përpara dy apo tre vitesh, kur FBI ka kryer kontroll banese në shtëpinë e Oleg Deripaskës në SHBA, mund të kenë gjetur prova që lidhin Oleg Deripaskën me Charles McGonigal dhe ndoshta prej aty ka nisur dyshimi që Mc Gonigal po punonte me Oleg Deripaskën në shkelje të ligjit amerikan për sanksionet”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026