“E deshi jetën me gjithë ekzagjerimet”-Rama në lamtumirën e Berluskonit

14 Qershor 2023 | 17:39

Kryeministri Rama ishte i pranishëm këtë të mërkurë në ceremoninë e lamtumirës së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Ai ka qendruar në rreshtin e dytë, pas kryeministres Georgia Meloni.

Me anë të një statusi në Facebook, Rama ka shkruajtur se Berluskoni ishte një figurë që e jetoi jetën me të gjitha shkallët e errësirës dhe të dritës së saj, një njeri që e deshi jetën dhe e jetoi me të gjitha ekzagjerimet e saj.

“Sot në lamtumirën e një personazhi që e jetoi jetën si një rrotullim i plotë i tokës rreth diellit, me të tëra shkallët e dritës dhe errësirës, duke prekur majat në botën e biznesit, spektaklit e sportit dhe duke e kthyer edhe politikën në një spektakël me në qendër vetveten.

Një njeri që e deshi jetën me gjithsej, e jetoi me të gjitha ekzagjerimet e mundshme, e mishëroi me të gjitha dimensionet e qenies së tij të shumëfishtë, jetësim kulmor i shprehjes, “Edhe engjëlli edhe djalli rrinë bashkë tek i gjalli”,-shkruan Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026