E djathta ekstreme drejt pushtetit, Macron dhe Fronti Popullor nisin manovrat e para
Sondazhet sugjerojnë se ata ndiqen nga koalicioni i majtë Fronti i Ri Popullor, ndërsa koalicioni i Emmanuel Macron, së Bashku, renditet në vendin e tretë.
Kompania IPSOS parashikon se Bashkimi Kombëtar do të marrë nga 230 deri në 280 vende në Parlament, që do të thotë se do t’i duhet ndihmë për të siguruar shumicën.
Por nëse partia siguron mazhorancën, atëherë do të ketë mundësinë të krijojë qeverinë e parë ekstremiste në Francë që prej Luftës II Botërore.
Edhe presidenti Macron do detyrohet të punojë bashkë më kryetarin 28-vjeçar të Bashkimit Kombëtar, Jordan Bardella në postin e kryeministrit.
“I bëj thirrje çdo shtetasi francez që është i lidhur me lirinë për të përmirësuar Francën që të bashkohen me muaj dhe ta bëjmë Bashkimin Kombëtar fitues kundrejt atyre që duan të na ndajnë, dëmtojnë rendin publik dhe të zhbëjnë vlerat tona”, deklaroi Jordan Bardella, kryetar i Bashkimit Kombëtar.
Duke reaguar ndaj rezultateve të para, kryeministri aktual i Francës, Gabriel Attal paralajmëroi se ekstremistët janë në dyert e pushtetit dhe u bëri thirrje votuesit që ta zhvlerësojnë partinë e Le Pen në raundin e dytë.
“E them këtë me të gjitha forcat, i bëj thirrje të gjithë votuesve tanë; asnjë votë e vetme nuk duhet të shkojë për Bashkimin Kombëtar në këto rrethana. Franca nuk duhet të hezitojë. Nëse duam të mbrojmë fatin e Francës, është detyra jonë morale të bëjmë gjithçka mundemi për të parandaluar më të keqen”.
Ndërkohë, si Macron dhe Jean Luc Melenchon, themelues i partisë së majtë Franca e Pathyeshme, kanë deklaruar se do të tërheqin kandidatët në raundin e dytë për të penguar që Bashkimi Kombëtar të kthehet në fuqi legjislative.
“Në përputhje me parimet tona dhe pozitën e marrë nga të gjitha zgjedhjet e mëparshme, në asnjë mënyrë nuk do t’i lejojmë Bashkimit Kombëtar që të dalë në krye. Kjo është arsyeja përse në një skenar të tillë ne që jemi në vendin e tretë do tërheqim kandidaturat”, deklaroi Melonchon.
Ndërsa sondazhet u njoftuan, disa miijëra mbështetës të së majtës u mblodhën në sheshin e Republikës në Paris për të protestuar kundër rritjes së të djathtës ekstreme. Raundi i dytë i votimeve në zgjedhjet parlamentare do të mbahet të dielën e ardhshme.
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë