E gjithë bota solidarizohet me Turqinë, Biden jep urdhrin për ndihmë

6 Shkurt 2023 | 09:29

Më shumë se 560 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri dhe mijera jane plagosur pasi një tërmet i magnitudës 7.8 ballë tronditi mëngjesin e sotëm pjesën juglindore të Turqisë, në kufi me Sirinë.  Numri i viktimave pritet të jetë dhe më i lartë pasi dëmet raportohet se janë katastrofike dhe shumë njerëz kanë mbetur në rrënoja.  Ministria e Shëndetësisë në Siri bën me dije se 237 persona kanë humbur jetën dhe mbi 600 të tjerë janë plagosur.

Operacionet e kërkimi shpetimit kanë nisur mes temperaturave teper te ulëta.

Turqia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe u ka  bërë thirrje njerëzve të mos përdorin celularët që zjarrfikësit të koordinohen më lehtë mes tyre.

Miliona njerëz në Turqi, Siri, Liban, Qipo dhe Izrael kanë ndier lëkundjet ndërsa epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit turk të Gaziantep.

“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, u shpreh presidenti turk Erdogan në reagimin e tij të parë .

Ai tha se ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti dhe njësitë e tjera ishin në gatishmëri.

Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” nga raportet e katastrofës, u shpreh  këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar  agjencinë ndërkombëtare të zhvillimit të vendit të vlerësojë se si mund të ndihmojë në këto momente të vështira Turqinë dhe Sirinë.

Rajoni i prekur nga tërmeti  është historikisht i rrezikuar nga lëkundjet e tokës. Në vitin 1999 rreth 18,000 njerëz humbën jetën pasi  një seri tërmetesh prekën Turqinë veriore.

Por Disa ekspertë janë shprehur se  termeti i sotem  mund të jetë tërmeti më i madh i regjistruar në Turqi – aq i fortë sa ai që ndodhi mbi 80 vjet më parë.

Në një postim në rrjetin social Twitter Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj  shpreh ngushellimet për ngjarjen e rëndë ne Turqi

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!” shkruan Presidenti.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh po ashtu ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku humbën jetën shumë qytetarë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Raportet e para tregojnë për pasoja jashtëzakonisht të mëdha në njerëz dhe në objekte banimi.

Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit. Shpresojmë që në orët në vijim të mos rritet numri i viktimave dhe të lënduarve u urojmë shërim.

Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme” thuhet ne njoftimin e qeverise.

Kryeministri holandez Mark Rutte ka njoftuar se një ekip holandez i kërkim-shpëtimit do t’i bashkohet kërkimit të të mbijetuarve në Turqi dhe Siri.

Në një postim në Twitter, ai ndau gjithashtu ngushëllimet e tij për presidentin e Turqisë Erdogan, duke thënë: “Mendimet janë me të gjitha viktimat e kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore”. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se Greqia gjithashtu do të “mobilizojë burimet e saj” dhe do të ndihmojë zonat e prekura.  Udhëheqësit e Serbisë dhe Suedisë kanë premtuar gjithashtu se do të dërgojnë ndihmë në rajon.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026