E hëna e sesionit të ri parlamentar, çfarë pritet sot në Kuvendin e Shqipërisë?
Këtë të hënë pritet të nisë zyrtarisht sesioni i ri parlamentar, me deputetët që rikthehen në Kuvend pas përfundimit të pushimeve, në një klimë të tensionuar politike. Hapja e punimeve do të bëhet me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila do të përcaktojë kalendarin dhe axhendën e punës për pesë javët e ardhshme, ndërsa në orën 17:00 është parashikuar zhvillimi i seancës plenare.
Ndërkohë, disa reforma të rëndësishme vijojnë të mbeten pezull. Sipas mazhorancës socialiste, më urgjentet janë reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, të cilat duhet të përmbyllen brenda muajit korrik, pasi zgjedhjet vendore të vitit 2027 parashikohet të zhvillohen me një Kod Zgjedhor dhe hartë territoriale të re. Opozita, megjithatë, i ka bojkotuar këto procese që prej muajit dhjetor dhe nuk ka sinjalizuar gatishmëri për rikthim.
Socialistët kanë paralajmëruar se do të presin reflektimin e opozitës deri në nisjen e këtij sesioni parlamentar. Në të kundërt, ata kanë bërë të ditur se do të heqin dorë nga formula e konsensusit dhe do të marrin shumicën e vendeve në tryezat e reformave.
Mbetet për t’u parë nëse mazhoranca do ta konkretizojë këtë qasje, në një kohë kur Bashkimi Evropian ka kërkuar procese gjithëpërfshirëse dhe jo reforma të njëanshme. Në pritje të nisjes së punimeve është gjithashtu edhe një tjetër objektiv i shpallur nga kreu i mazhorancës, ai i një reforme të thellë kushtetuese brenda këtij mandati parlamentar.
LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e kryeqytetit
Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet