“E kaluara, nuk ka kaluar”, artisti kuksian ekspozon krijimet e tekstileve në Vlorë
“E kaluara nuk ka kaluar” është ekspozita vetjake e artistit nga Kukësi Hajdar Danjolli, e prezantuar në Promenade Gallery, në Vlorë.
Artisti, përmes teknikës në tekstil sjell pjesë nga seritë e akuareleve dhe temperave mbi letër, të cilat prezantohen në një shumëllojshmëri skenarësh, nga veprat për muze, deri tek printimet origjinale në basma. Këto vepra konsiderohen të rralla dhe pjesa më e madhe e tyre ekspozohen për herë të parë.
“Këtu janë vetëm me tekstile, sixhade, rrugica, stampimeve në badma projekteve qe janë realizuar në muzeun e Tropojës . Qysh më Lice më ka pëlqyer tekstili, kur shkova ne akademi të arteve zgjodha tekstilin i cili më pëlqente shumë e kisha me pasion dje kam punuar ditë e natë. Me këtë ekspozitë më duket sikur e kam shpërblyer veten , këtu janë 40 punime janë të gjitha projekte. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj”, tha Hajdar Danjolli.
Kuratori i ekspozitës, piktori i njohur Artan Shabani, ndërsa flet për ekspozitën shprehet se arti i tekstilit është një nga më të pasurit për sa i përket teknikës dhe larmisë tematike e asaj kulturore. Historia dhe zhvillimi i këtij zhanri është i lidhur ngushtë me kulturat në të gjithë botën, për breza të panumërt.
“Tekstili nuk është vetëm pikturë është një art delikat elegant që jo të gjithë mund ta bëjnë ne ritmin e frymëmarrjes që ka artisti”, u shpreh Artan Shabani.
Z. Shabani foli mbi mesazhin dhe simbolikën që përcjellin veprat e kësaj ekspozite, duke u ndalur tek elementi i kujtesës për traditën shqiptare.
“Kjo ekspozitë sjell një mesazh reflektimi që e kaluara nuk mund të kalohet, mund të sfumohet në kujtesën tonë por nuk mund te kançelohet totalisht, pasi pashë edhe spektatorët që vizituan ekspozitën impaktin e kanë një rizgjim të menjëhershëm në kujtesën e tyre, pasi unë mendoj se në çdo shtëpi shqiptare ka një qilim, një rrugicë që të fut në stilin vintage, apo një çantë, që sot këto element i gjen pak si suvenire, por ajo është lëkura jonë lëkura shqiptare sepse ato janë ngjyrat tona, janë simbolet tona”, tha piktori Artan Shabani.
“U mundova ta nxjerr nga harresa kolektive dhe nga vetë artistët pra vetë artistet nuk kanë tentuar ta nxirrnin për ekspozita sepse tekstili është integrues dhe meriton më shumë. Publiku përballet me një të tashme që vjen nga një e kaluar dhe është ende prezente. Kjo është ekspozita e parë vetjake e Hajdar Danjollit dhe në këto 40 vite është ekspozita e parë dhe 3 vetme që i dedikohet një artisti të tekstilit shqiptar”, shtoi ai.
Të pranishëm në ekspozitë piktorë dhe dashamirës të artit, dhanë vlerësimin për ekspozitën dhe artin e Danjollit. Piktori Rakip Shabani shprehet se arti është ai që përjetëson historinë e kombit dhe të kombeve.
“Kemi të bëjmë me një art popullor kemi të bëjmë me motivet tona të cilat vendosen në kostumet tona popullore. Në fakt thuhet se ka art kapitalist dhe socialist, por nuk është e vërtetë për arsye se ndjenja është ndjenje dhe ndjenja është art. Ky artist shprehet nëpërmjet vetëdijes artistike të tij me këto motive në pamje të parë të thjeshta, por ato thonë shumë. Të gjitha këto motive të këtyre toponimeve sidomos të krahinë së Kukësit vijnë këtu në Vlorë dhe për këtë duhet falënderuar artisti”, u shpreh Rakip Shabani.
Piktori Agron Jakupi ndërsa flet për njohjen e hershme të artistin Danjolli, me të cilin kanë ndarë 4 vite shkollë për pikturë, shprehet se është kënaqësi të shohësh punimet e artistit.
“Janë punime të kujdesshme, interesante, shumë të veçanta me motiv kombëtar, siç duket kjo kuqezi, shqiponja e stilizuar”, tha Agrin Jakupi.
40 punime të këtij koleksioni do të qëndrojnë për një muaj në Promenad Gallery në Vlorë, për t’u vizituar nga publiku vlonjat.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)