‘E kam mbështetur kur premtonte zero ndërtime’, Bushati sqaron përplasjen me Veliajn
Analisti Andi Bushati thotë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet të pajetueshëm me miliona metra katrorë ndërtime gjatë 2 mandateve të tij.
Në një intervistë për Euronews Albania ku sqaroi përplasjen në rrjetet sociale që pati dy ditë më parë me Veliajn, Bushati u shpreh se e kishte mbështetur këtë të fundit në 2015 kur bënte fushatë me premtimin për zero ndërtime në Tiranë, por rezultoi krejt e kundërta.
“Kam diçka personale si qytetar i Tiranës, si njëri i angazhuar se nëse sot kemi një kryetar bashkie i cili ka qenë me mua në studio kur bënte fushatë në 2015 dhe bëri thirrje më votoni me sloganin 0 ndërtime në Tiranë dhe sot flitet për miliona metra katrorë dhe si qytetar i Tiranës kam diçka personale se qyteti im është më i shëmtuar, më i pisët, më vdekjeprurës se më parë. Pra, s’kam si mos ta kem personale, plus që kur e sheh si gazetar angazhimi është edhe më i madh”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta