E kapi nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë, senegalezi arrestohet duke abuzuar 1 grua
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku një grua është sulmuar seksualisht nga një shtetas senegalez.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit, ku gruaja u tërhoqë zvarrë në një ndërtesë dhe nisi të përdhunohej deri në momentin që autori u arrestua në flagrancë nga Policia.
Ngjarja ndodhi në stacionin e trenit në Domodossola dhe ishte një turist kinez që kishte humbur trenin për në Milano, ai i cili lajmëroi Policinë lidhur me ngjarjen
Ai fillimisht u përpoq të ndërhynte, por më pas thirri 112 dhe i tregoi policisë ndërtesën në të cilën po ndodhte përdhunimi.
Viktima ishte një grua italiane, rreth 60 vjeç, e dobët, pa strehim, e njohur për shërbimet sociale dhe që flinte në stacion treni.
Turisti nuk e humbi nga sytë gruan, kur pa se sulmuesi, 26-vjeçari senegalez, po e tërhiqte zvarrë brenda sallës së hyrjes, thirri numrin e vetëm të urgjencës 112.
Dëshmitari priti në rrugë që të mbërrinte policia dhe më pas u tregoi objektin ku po zhvillohej dhuna.
Ushtarët e Verbanias hynë në pallat dhe kur zbritën në bodrum u gjendën përballë burrit gjysmë të zhveshur, i cili po përdhunonte gruan, ndërsa e mbante për kyçet e dorës.
Gjashtëdhjetë vjeçarja në gjendje shoku, u dërgua në urgjencën e spitalit Domodossola. I dyshuari pas arrestimit ndodhet në burgun e Verbanisë.
Karabinierët kanë marrë pamjet e kapura nga kamerat e vëzhgimit të stacionit, të cilat tregojnë gjithë dhunën me të cilën gruaja u sulmua dhe u tërhoq zvarrë në godinën brenda së cilës u përdhunua nga burri.
Gjashtëdhjetë vjeçarja u kap ndërsa ajo ishte duke fjetur në dhomën e pritjes të stacionit Domodossola, nën një batanije.
Ajo u sulmua dhe u tërhoq zvarrë nga flokët e saj nga dhoma e pritjes, pastaj brenda ndërtesës në anën tjetër të rrugës.
Viktima i tha policisë se javën e kaluar kishte pësuar një sulm të parë seksual, në të njëjtën mënyrë, nga i njëjti burrë, por se nuk kishte gjetur forcën për ta denoncuar.
Edhe në atë rast, gjashtëdhjetë vjeçarja ishte lidhur nga i dyshuari afër stacionit dhe më pas ishte keqtrajtuar në bodrumin e së njëjtës ndërtesë. Policia po heton për këtë episod të dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit