Përdhunimi i 13-vjeçares në Itali nga 7 egjiptianë, Salvini: Të kastrohen kimikisht

6 Shkurt 2024 | 10:12

Përdhunimi i një 13-vjeçareje në Itali nga shtatë emigrantë të paligjshëm nga Egjipti, të moshës 15-19 vjeç, ka ‘trazuar’ opinionin publik.

Sipas mediave të huaja, pas rrëfimit të makthit nga vajza 13-vjeçare, zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, ka kërkuar tredhjen (kastrimin) kimike të autorëve të sulmit të egër ndaj të miturës.

“Vajza u përdhunua nga një grup prej shtatë egjiptianësh. Një kurë mund të ekzistojë: kastrimi kimik”, tha Salvini.

Siç njoftoi zëvendëskryeministri i Italisë, partia e tij së shpejti do të paraqesë propozimin e saj për këtë çështje me deputeten Annalisa Tardino, duke shtuar se ata këmbëngulin që tredhja kimike është e nevojshme për përdhunuesit dhe pedofilët, dënimet e përjetshme për incidente të ngjashme, që siguria të jetë më e madhe në qytetet e vendit.

Kujtojmë se sipas asaj që është bërë e ditur, 13-vjeçarja është përdhunuar në grup në një tualet publik përballë të dashurit të saj 17-vjeçar në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë pasditen e 30 janarit teksa ishin duke ecur.

Përshkrimi tronditës i 13-vjeçares

Duke përshkruar atë që kaloi nga duart e shtatë autorëve, 13-vjeçarja tha “dy prej tyre më kapën mua dhe të tjerët kapën mikun tim. Dhe na çuan në tualet. Ishte një makth, aty nuk kishte njeri në atë moment”.

13-vjeçarja tha se po përpiqej të arratisej, ashtu si edhe shoku i saj, por nuk ia dolën dot pasi ata ishin shtatë persona.

“Dy prej tyre më përdhunuan, ndërsa të tjerët shikonin dhe e detyruan shokun tim të shikonte. Ai bërtiste dhe ishte i dëshpëruar. I thashë: ‘Të lutem, po të lutem, mos më lëndo, më lër të shkoj’.

Përdhunimi vazhdoi për 30 minuta derisa çifti mundi të çlirohej dhe të arratisej. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arritur të kapë bandën prej shtatë personash brenda 24 orëve.

Viktima ka identifikuar dy të miturit si autorë të dyshuar të përdhunimit, njoftoi dje policia.

Njëri prej tyre mësohet se ishte njëri prej përdhunuesve, ndërsa tjetri ishte një nga djemtë që vëzhgonte dhe frenonte të dashurin e vajzës. Tek një prej tre të miturve u gjet material gjenetik, i cili bëri të mundur edhe identifikimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit

Në Paris është dhënë alarmi, përpara ndeshjes midis Francës dhe Marokut (9/7-23:00) në Boston, për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.  Sipas raportimeve të medias, policia e Parisit po përgatitet...
20:31 | 09/07/2026

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë....
20:16 | 09/07/2026

Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Republikën Çeke dhe Sllovakinë, sipas Institutit Sizmik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ndodhi rreth 14 kilometra larg...
20:12 | 09/07/2026