E kishte kthyer banesën në laborator droge, arrestohet 53-vjeçari nga RMV, në hetim 2 bashkëpunëtorët
Policia e Vlorës ka goditur një rast të shitjes së lëndëve narktike në këtë qytete. Në sajë të informacioneve në siguruara në mënyrë operative blutë e Vlorës kanë identifikuar 3 shtetas që bashkëpunonin për këtë veprimtari kriminale.
U arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 53 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 31 vjeç, banues në Vlorë dhe K. A., 27 vjeç, banues në Berat.
“Shtetasi maqedonas B. L. dyshohet se kishte përshtatur banesën e tij me qira, në lagjen “10 Korriku”, për fshehjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në sasi të vogla për shitje.
Gjatë kontrollit në këtë banesë, ku u kapën dhe 2 shtetasit e tjerë, u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike dhe 3 celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
- 16:27 Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 16:26 Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:21 Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 16:20 Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City