E mbijetuara e aksidentit tragjik në Greqi: Tmerr, njerëzit po digjeshin të gjallë

1 Mars 2023 | 09:37

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi në orët e vona te së martës, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave kanë humbur jetën të paktën 36 persona.

Aksidenti ndodhi ne qytezën Tempe afër Larisës, rreth 380 kilometra në veri të Athinës.

Një tren mallrash, u përplas me një tren pasagjerësh në cilin ndodheshin 350 udhëtarë. Si pasojë e përplasjes 3 vagonë të trenit të udhëtarëve shpërthyen në flakë.

Të mbijetuarit rrëfyen momentet e tmerrit që përjetuan, ata thanë se disa pasagjerë u hodhën nga dritaret e vagonëve për të shpëtuar.

“Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarr, kabllo të varura, njerëz të bllokuar, xhamat shpërthyen papritur  dhe njerëzit po bërtisnin, kishin frikë. Po digjeshin të gjallë”, rrëfeu për mediat greke një pasagjere.

“Fatmirësisht, ne mundëm të hapnim dyert dhe ikem shume  shpejt. Në vagonët e tjerë nuk arritën të dilnin, madje një vagon mori flakë tregoi një tjetër udhetar.

Pasagjerët e përshkruan aksidentin si një makth që zgjati shumë pak. Ata u transportuan në spitalin e Larisas për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ekipet e shpëtimit u munduan të nxirrnin jashtë personat e bllokuar. Ne operacion u perfshine  ushtria dhe mjete te renda. Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca shkuan në vendngjarje.

Edhe vullnetarët në vendngjarje pohojnë se tragjedia është shumë e rëndë, ku vijojnë të nxirren trupa të pajetë nga trenat.

“Po jetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur… ka të vdekur. Do të jemi këtu, derisa të mbarojmë, derisa të gjejmë personin e fundit”, tha një tjetër punonjës vullnetar shpëtimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026