E mbijetuara e luftës së Kosovës: Më ka mbetur peng që nuk i martova djemtë e mi

28 Shtator 2024 | 17:52

Personazhi i emisionit Real People për këtë të shtunë ishte Luljeta Sharani, e cila rrëfeu historinë se si humbi dy djemtë dhe bashkëshortin e saj gjatë luftës në Kosovë.

Ajo tregoi se nuk ka arritur t’i shohë trupat e familjarëve të saj të ndjerë dhe nuk ka pranuar t’i hap arkivolet e trupave, të cilët kanë mundur t’i zbulojnë vetëm nëpërmjet AND-së vetëm pas kallëzimeve penale.

E pyetur nga gazetari Flori Gjini se chfarë mbetet peng në jetën e saj, Lulujeta tregoi se do të kishte dashur që djemtë e saj të jetonin dhe të martoheshin.

“Ata ëndërronin të krijon familje. Kam peng vetëm një gjë, që nuk munda t’i martoj ata. Sa herë shkoj në varreza ju them që do kisha dashur të isha unë në vend të atyre, kurse ata të vazhdonin jetën me motrën e tyre. Të vazhdonin jetët me nuset e tyre. Është e vështirë për mua, në 10 maj të vitit 1999 unë vdiqa. Vetëm si figurë jetoj. I lutem zotit të më lërë të jetoj për vajzën, dhëndrrin, mbesat,”- tregoi Luljeta.

Ajo u shpreh se gjithë ngjarja që ka përjetuar që nga keqtrajtimi dhe plaçkitja e ushtrisë serbe i duket si një film, prej të cilit ajo humbi njerëzit e saj më të dashur.

“Na keqtrajtuan dhe na plaçkitën. Unë kisha në varëse dhe një brzylyk flori mqë mi morën. Valoni(djali i saj) kishte një orë dore. Pasi na plaçkitën na urdhëruan tyë dilnim në rrugë dhe na shtrinë për toke dhe duart për muri. Prej vjehrrës, Valoni , Visari(djali tjetër) dhe bashkëshorti. Kunatin dhe nuset e tjera nuk i urdhëruan të shtriheshin në tokë por i urdhëruan të mos flisnin duke i kërcënuar me një bombë në dorë. Ne që ishim të shtrirë kishim automatikët mbi kokë, totalisht si film. Na morën lejen e identifikimit dhe kur panë që Valoni ishte prej prizreni filluan të bërtisnin. Prej frikës që mos gjuanin unë thashë që ishte djali im prej Prizreni dhe kuptova që ata telefonuan dikë dhe e pyetën; Jemi në familjen Sharani, çfarë të bëjmë më ta? Ata i urdhëruan të na çojnë brenda dhe shkuam në bodrum tek shtëpia e kunatit. Ne ishim ulur në dysheme, kurse ata bërtisnin. Pastaj një serb tha; jepuni bukë fëmijë. Ne nuk folëm prej frikës. Nuk e kishim mendjen tek buka. Pa ngrënë e pa pirë i ekzekutuan familjarët e mi në mëngjesin tjetër,” –tha Luljeta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026