“E ndiqte, i kërkonte t’i afrohej”, flet e afërmja e vajzës së ngacmuar seksualisht
Një 59-vjeçar në Maliq është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
L.Demiri, e afërmja e vajzës ka deklaruar se ai e ngacmonte prej kohësh dhe vajza nuk kishte treguar fillimisht.
Në momentin që është marrë vesh e gjithë situata, familjarët e kanë vonuar denoncimin pasi Anesti Sala ishte person problematik.
“Ne nuk na kishte treguar. Tre ditët e fundit e ndiqte kur shkonte për në shkollë dhe e kërkonte që t’i afrohej. I ka kërkuar që të afrohej edhe kur ishte me persona të tjerë e shoqëruar. Ngacmimet me fjalë kanë zgjatur prej kohësh por nuk kishim bërë denoncim pasi autori është një person problematik,” – u shpreh ajo.
Ka qenë 12-vjeçarja që i ka treguar gjyshes së saj, e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë. Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikëqyrje nga ana e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta