E pabesueshme por e vërtetë! Pas dy muajsh Senegali përjashtohet, Kupa e Afrikës 2025 i jepet Marokut automatikisht
Hedhim një vështrim të shpejtë në kalendar. Jo, nuk është 1 prilli, por 17 marsi. Nuk është shaka. CAF-i, federata e futbollit afrikan, ka pranuar ankimimin e Marokut, dy muaj pas finales që humbi në fushë 1-0 nga Luanët e Atlasit, duke përjashtuar Senegalin, duke vendosur fitoren me tavolinë për vendasit me 3-0 dhe duke i dhënë kështu trofeun marokenëve. Një lajm që surprizoi të gjithë, sepse komisioni disiplinor kishte refuzuar fillimisht ankimimin e Marokut. Vendimi u ndryshua nga Bordit i Apelit i CAF-it, i cili të martën në mbrëmje pranoi ankesën e maghrebianëve.
Pas një penalltie të dhënë kundër tyre – shumë e diskutueshme, të cilën Brahim Diaz më pas e humbi – Senegalit iu desh të largohej nga fusha dhe të kthehej në dhomat e zhveshjes gjatë minutave shtesë. Pasi u bindën të riktheheshin për përfundimin e ndeshjes, Luanët e Terangës kishin fituar Kupën me golin e Pape Gueye në minutën e 94-t. Pikërisht pas këtij largimi nga fusha CAF-i pranoi ankimimin.
“Në mbledhjen e sotme, Komiteti i Apelit i Konfederatës Afrikane të Futbollit vendosi, në zbatim të nenit 84 të Rregullores së CAF për Kupën e Afrikës, që kombëtarja e Senegalit shpallet e humbur me tavolinë në ndeshjen finale të TotalEnergies CAF Africa Cup of Nations Marok 2025, me rezultatin 3-0 në favor të Fédération Royale Marocaine de Football,” thuhet në njoftim.
Janë marrë edhe masa të tjera pas vendimit për t’i dhënë Kupën Marokut:
- Ankesa ndaj Ismaël Saibari (lojtarit nr. 11 të Marokut) është pranuar pjesërisht. Komiteti i Apelit konfirmon se Saibari ka pasur sjellje të papërshtatshme duke shkelur nenet 82 dhe 83(1) të Kodit Disiplinor të CAF-it, duke reduktuar nga dy në një ditë përjashtimi me kusht. Gjoba prej 100.000 dollarësh anullohet.
- Ankesa për incidentin me mbledhësit e topave (që përpiqeshin të merrnin përsëri peshqirin nga Mendy, portieri i Senegalit) pranohet pjesërisht. Komisioni i Apelit konfirmon përgjegjësinë e Federatës së Marokut për sjelljen e mbledhësve të topave gjatë ndeshjes, por gjoba reduktohet në 50.000 dollarë.
- Ankesa për ndërhyrjen në rishikimin OFR/VAR refuzohet, duke lënë gjobën prej 100.000 dollarësh për Federatën Marokene të Futbollit.
- Ankesa për incidentin me lazer pranohet pjesërisht, me gjobë të reduktuar në 10.000 dollarë.
Të gjitha kërkesat e tjera ose ankimet janë refuzuar.
AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset