E papritur tek Milani, Allegri gati të ndërpresë marrëveshjen me kuqezinjtë

14 Prill 2026 | 14:42

Masimiliano Allegri është padyshim një nga figurat qendrore të projektit të Milanit të “RedBird”.

Por marrëveshja mes palëve, siç zbulohet në mediat italiane, mund të marrë fund shumë më shpejt se sa mendohej, që në mbyllje të këtij edicioni të parë të rikthimit të tij te kuqezinjtë.

Milani është në ndjekje të një pozicionimi në zonën Champions, por së fundmi ka komplikuar shumë situatën e vet, duke u rrezikuar ndjeshëm që të kapërcehet nga skuadrat që e ndjekin. Për kuqezinjtë, kualifikimi në Champions do të zyrtarizonte edhe rinovimin automatik të kontratës së Allegrit deri në vitin 2028, me opsion për një tjetër vit.

Dhe këtu nisin problemet. Allegri kërkon të ketë një vendimmarrje më të madhe në klub sa i përket merkatos, me emrat që dëshiron ai për mënyrën e lojës që ka në mendje në kthimin në Europë. Përndryshe, do të kërkojë ndërprerjen e marrëveshjes mes palëve, pasi në sfond është një tjetër mundësi intriguese.

“Gazzetta Dello Sport” shpjegon se largimi i tij i mundshëm ka të bëjë me Italinë, që kërkon një trajner të aftë që të sigurojë rezultate dhe ta kthejë si protagoniste në skenat më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar.

Antonio Conte dhe Roberto Mancini ishin emrat më të përfolur deri tani. Por në ditët e fundit emri i Masimiliano Allegrit ka filluar të përmendet gjithnjë e më shumë, ndaj nuk është aspak çudi që në fund të jetë pikërisht ai që fiton këtë garë treshe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku, ka mungesa

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës së Botës, Franca – Maroku, që nis në orën 22:00 dhe luhet në “Boston...
21:45 | 09/07/2026

Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës

Mbrojtësi i Anglisë, Jarell Quansah u pezullua me dy ndeshje të enjten për shkak të kartonit të kuq kundër Meksikës në raundin e 16-të të Kupës...
20:58 | 09/07/2026

U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë

Christian Pulisic, pësoi frakturë në këmbën e djathtë gjatë humbjes së amerikanëve ndaj Belgjikës në Kupën e Botës dhe do të mungojë për disa javë. Pulisic ka...
20:42 | 09/07/2026