E papunë me 3 fëmijë, a do ndryshojë jeta e Jonidës pas njohjes së viteve të punës?
Jonida është nënë e tre vajzave, më e madhja 5 vjeçe. Ajo nuk punon, nuk ka mbaruar as arsimin e mesëm. Jeta e saj i është dedikuar rritjes së fëmijëve.
Të ardhurat në familje i siguron vetëm bashkëshorti.
“Burri punon, unë do kujdesem për fëmijët, nuk kemi kush t’i i çojë e t’i i marrë. Burri merr 200 mijë lekë, nuk del sepse fëmijët duan libra fletore, rroba. Gocat kërkojnë më shumë rroba”, thotë Jonida.
Ashtu si të gjithë fëmijët, edhe tre vogëlushet e saj kanë dëshirat e tyre. Por 26-vjeçarja thotë se të ardhurat nuk mjaftojnë as për të kaluar muajin, jo më për dhurata.
“Varet nga rroga që merr burri, varet çfarë mund t’u plotësoj fëmijëve. Kur kemi ndonjë festë që i kam blerë çfarë më kanë kërkuar. Lodra më e shtrenjtë ka qenë 20 mijë lekë, ka qenë kukull”, tregon ajo.
Dëshira më e madhe e Jonidës, është që të paktën fëmijët e saj, të mos ndihen të diferencuar. Por ashtu si të ardhurat dhe shpresat janë të pakta.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, nga janari, nënat me 3 ose më shumë fëmijë nën moshën 5 vjeç dhe që nuk punojnë, do t’u njihen vitet e punës. Tjetër kusht është që të ardhurat mujore familjare të mos kalojnë vlerën 100 mijë lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta