E plagosi me thikë ish i dashuri, tjetër urdhër mbrojtjeje për Manderina Çelën
Gjykata e Korçës ka lëshuar edhe njëherë tjetër urdhër mbrojtje për Manderina Çela, e plagosur vetëm pak ditë më parë nga ish i dashuri i saj Ilir Çami, në afërsi të vendit të quajtur “Trekëndëshi” në një lagje periferike të qytetit të Korçës.
Dy vite më parë Manderina Çela ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga e njëjta gjykatë pas përndjekjes që i bënte Ilir Çami.
Së fundmi, 41-vjeçari Çami është kthyer nga emigracioni dhe ka kërkuar rikthimin e marrëdhënies së tij me Manderina Çelën, nënë e 3 fëmijëve.
Kërkesë e cila është kundërshtuar prej saj, fakt ky që nuk është pranuar nga Çami, i cili e ka plagosur me thikë në afërsi të spitalit rajonal të Korçës
Ditët në vijim pritet që gjykata e Korçës të japë masën e sigurisë ndaj 41-vjeçarit, i cili ndodhet në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta