E planifikoi në 2016/ Në duart e kujt do përfundojnë perandoria e Giorgio Armanit?

5 Shtator 2025 | 10:02

Giorgio Armani, stilisti dhe sipërmarrësi, ka lënë pas një markë globale me mbi 8 mijë punonjës, 650 dyqane, për të mos përmendur hotelet, restorantet dhe lokalet, përfshirë ndërtesën historike Capannina di Forte dei Marmi, të cilën e përvetësoi gushtin e shkuar.
Kompania e mbylli vitin 2024 me të ardhura rreth 2,3 miliardë euro dhe nuk ka ndaluar kurrë së investuari (332 milionë vitin e shkuar, sa dyfishi i vitit 2023).

Por Armani ka qenë gjithnjë një sipërmarrës i kujdesshëm, ‘alergjik’ ndaj borxheve dhe ka lënë pas një kompani të shëndetshme për fondacionin: në fund të vitit 2024, kishte 600 milionë euro asete likuide për vijueshmërinë e rritjes.

Siç është planifikuar prej kohësh, menaxhimi i kompanisë do t’i kalojë fondacionit që udhëhiqet nga Pantaleo Dell’Orco, krahu i djathtë i themeluesit, nipi i tij, Luca Camerana dhe Irving Belloti, CEO i Rothschild Italy i cili e ka shoqëruar gjithnjë stilistin në rrugëtimin e tij si sipërmarrës.

Vijimësia ishte planifikuar që në vitin 2016, me krijimin e fondacionit dhe një grupi personash të besuar dhe të aftë për ta udhëhequr kompaninë drejt shekullit tjetër të suksesit.

Misioni i fondacionit, i cili do të trashëgojë kontrollin e kompanisë, është për “të siguruar vëmendjen ndaj risisë, shkëlqimit, cilësisë dhe kërkimit të produktit”. Qasja ndaj përfitimeve do të jetë “e kujdesshme” siç kompania ka vepruar dri më tani dhe e fokusuar te zhvillimi i aftësive që nuk janë ende pjesë e saj.

Fondacioni do të duhet “të ndjekë një nivel të përshtatshëm investimesh për zhvillimin e markave, menaxhim të ekuilibruar financiar dhe përdorim i moderuar i borxhit si dhe një nivel të përshatshëm ri-investimesh të përfitimeve të Giorgio Armani”.

Gjithashtu është përcaktuar se fondacioni nuk do të shpërndajë përfitimet, asetet ose tepricat e menaxhimit që janë veprimtari “qartazi të ndaluara” edhe në mënyrë të tërthortë: “çdo përfitim ose tepricë do të përdoret për aktivitete institucionale”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona

Pesë anëtarë të forcave të sigurisë tajlandeze u vranë dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë të vegjël, u plagosën në një sulm në jugun e...
08:26 | 23/07/2026

Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë

Rusia ka vendosur një kufizim të përkohshëm gjatë natës për anijet që hyjnë ose dalin nga porti i Novorossiysk, thuhet se midis mesnatës dhe orës...
08:24 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026