E quajti “fashiste”, Meloni padit në gjykatë këngëtarin e njohur

3 Gusht 2023 | 11:03

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni, ka ndërmarrë veprime ligjore kundër këngëtarit kryesor të grupit Placebo, Brian Molko, lidhur me komentet e bëra prej tij gjatë një koncerti në Torino më 10 korrik.

Gjatë performancës, Molko bëri përpjekje të mëdha për të kritikuar zyrtaren italiane, madje duke përdorur gjuhë fyese, duke e cilësuar atë si “një copë m**i”.

Pavarësisht kërkesës së Molkos drejtuar publikut për të mos regjistruar deklaratat e tij, një video me komentet e këngëtarit qrkulloi gjerësisht në internet.

Si rezultat i protestave pas deklaratave të Molkos, prokurorët e qytetit të Torinos nisën një hetim ndaj këngëtarit britanik vetëm një javë pas koncertit.

Sipas kodit penal të Italisë, individët që shpifin publikisht kundër qeverisë, parlamentit ose ushtrisë mund të ndëshkohen me gjobë deri në 5 mijë euro.

Pavarësisht reagimit të ashpër, Placebo vazhdoi performancat në Itali, ku më 1 gusht pati pati koncertin e radhës në Sassari. Kryetari lokal Nanni Campus mbajti një qëndrim të matur, duke pohuar se bashkia e tij nuk dënon apo udhëzon askënd, duke sugjeruar që çdo pasojë e mundshme ligjore duhet të adresohet nga gjyqësori dhe jo nga autoritetet lokale.

Megjithatë këngëtari tashmë duhet të përballet në gjykatë me padinë e ngritur nga kryeministrja italiane, të cilë e cilësoi si fashiste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026