E rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, guri bie mbi automjetin në lëvizje! Ndërron jetë 42-vjeçari
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Librazhd–Përrenjas, ku një gur i shkëputur nga mali ka rënë mbi një automjet që ishte në lëvizje.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit udhëtonte i vetëm dhe mbeti i bllokuar brenda automjetit pas goditjes së fortë. Në vendngjarje mbërritën ambulanca, policia dhe forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi Arjan Hoxha, 42 vjeç, ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Prrenjas–Librazhd”, në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët
Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve nga Kosova
Digjet një tjetër mjet në Vlorë, shoferi del në kohë nga makina. Zjarrfikësja vendos nën kontroll flakët (VIDEO)
- 08:31 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, Trump: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist
- 08:30 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët
- 08:23 Mbrojtësi i Egjiptit, Mohamed Hany bëhet lojtari i parë që shënon dy autogola në të njëjtën Kupë Bote
- 08:22 Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve nga Kosova
- 08:18 Kolumbia mposhti Ganën 1-0, kualifikohet në raundin e 16-të të Kupës së Botës
- 08:15 Luftuan deri në sekondat e fundit, Kepi i Gjelbër eleminohet nga Kupa e Botës. Argjentina vijon rrugëtimin