E rëndë në Brazil! 13-vjeçari vret me thikë mësuesen e tij, plagos dhe 5 të tjerë

27 Mars 2023 | 22:48

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Brazil. Mediat e huaja raportojnë se një 13-vjeçar ka vrarë me thikë mësuesen e tij ndërsa ka plagosur 5 të tjerë, 3 mësues dhe 2 shokë të klasës.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës në qytetin e Sao Paulos. Adoleshenti është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje nën shoqërinë e prindërve të tij.

Mësuesit e tjerë të prekur janë jashtë rrezikut për jetën dhe lëndimet e nxënësve ishin të lehta.

Sekretari i Arsimit në Sao Paulo, Renato Feder, shtoi se do të shpallet një periudhë zie treditore për nder të mësuesit që vdiq. Feder tha se është shumë herët për të spekuluar mbi motivin e sulmit dhe se policia do të hetojë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026