Michel: BE do të rrisë masivisht prodhimin e municioneve që do dërgohen në Ukrainë

27 Mars 2023 | 20:38

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel premtoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Michel u shpreh se liderët e BE-së do të “rrisin masivisht prodhimin e municioneve për t’i dërguar në vendin e shkatërruar nga lufta”.

“Ne po e shtojmë përsëri mbështetjen tonë ushtarake dhe javën e kaluar ramë dakord të dërgojmë urgjentisht një milion copë municione në Ukrainë”, tha Michel në një konferencë për shtyp.

Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE miratuan javën e kaluar një plan për një procedurë të përshpejtuar prokurimi për negociatat e drejtpërdrejta me furnizuesit e municioneve industriale në Evropë dhe planifikojnë të dërgojnë një milion fishekë municioni në Ukrainë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane përfundon natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha të mërkurën vonë se përfundoi një raund tjetër sulmesh kundër objektivave ushtarake iraniane, duke shënuar natën e 12-të radhazi...
07:30 | 23/07/2026

SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite nënshkruan një marrëveshje bërthamore që do t’i lejonte mbretërisë të zhvillonte një program bërthamor civil. Administrata Trump nuk publikoi...
07:26 | 23/07/2026

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026