E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari vret me gërshërë vëllain e vogël pas sherrit për rroba
Një tragjedi familjare ka ndodhur mbrëmjen e së martës në kryeqytetin grek, kur një 16-vjeçar u vra në shtëpinë e tij.
Sipas ProtoThema , arrestimi i 18-vjeçarit në lagjen Nea Smyrni të Athinës u bë pas deklaratave të nënës dhe gjyshes së fëmijëve, të cilat thanë se mes dy vëllezërve ka pasur një sherr.
Thuhet se vëllai i madh ka marrë një palë gërshërë dhe ka goditur në gjoks vëllezërit e tij.
Dy gratë thanë se sherri filloi për rroba. 16-vjeçari thuhet se i mori disa rroba vëllait të tij pa e pyetur atë dhe dy fëmijët patën një sherr të egër brenda shtëpisë.
Teksa nëna dhe gjyshja po përpiqeshin t’i ndanin, 18-vjeçari ka marrë një palë gërshërë nga dhoma e gjumit dhe ka goditur me thikë në gjoks vëllain e tij.
Tragjedia u zbulua pak pas orës 21:00 kur fqinjët e familjes dëgjuan zëra nga banesa në rrugën Stadiou dhe njoftuan policinë. Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila e ka dërguar 16-vjeçarin në Spitalin Popullor, ku pak kohë më pas i ka ndërruar jetë plagëve të marra.
Sipas Proto Thema, fëmija ka pësuar plagë nga gërshërët në gjoks ndërsa në banesë ndodheshin nëna, gjyshja, vëllai i tij 18-vjeçar dhe një shok i tij. Të gjithë kanë deklaruar në polici dhe janë lënë të lirë, përveç vëllait të tij 18-vjeçar, i cili u ndalua në Repartin e Nea Smyrni dhe u arrestua përfundimisht.
LEXONI GJITHASHTU:
- U zunë për dhuratat e Krishtlindjes, nëna e re vritet me armë nga vëllai adoleshent
- Arrestohet 33-vjeçari që vrau gruan dhe 4 fëmijët e tij, zbulohen detajet tronditëse
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë