E rëndë në Korçë|14-vjeçari shkon në spital me fraktura të shumta në kokë
Një 14-vjeçar nga Korça ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të rënda në kafkë.
Mësohet se i mituri është konfliktuar me persona të tjerë, të cilët e kanë goditur me sende të forta në kokë duke e dëmtuar rëndë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se 14-vjeçari ndodhet në reaminacion dhe pritet të dërgohet drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar. Policia e konfirmon rastin.
Njoftimi i policisë
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)