E rëndë në Orikum, gjenden të vdekur çifti i bashkëshortëve, burri vrau gruan më pas veten
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh është gjetur pa shenja jete në banesën e tyre.
Nga burime paraprake bëhet me dije se gruaja ka gjetur vdekjen si pasojë e dhunës dhe mbytjes nga bashkëshorti i saj, i cili më pas dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.
Viktima, Sose Xhebroj, rreth 40 vjeçe, është gjetur pa shenja jete brenda banesës ndërsa bashkëshorti i saj, 50-vjeçari Llogora Xhebroj, është gjetur i vrarë me armë zjarri në garazh.
“Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç”, njofton policia.
Po ashtu, dyshohet se pas vrasjes së bashkëshortes, Llogora Xhebroj ka vrarë edhe veten me armë zjarri.
“Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arma pistoletë tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm të gjetura në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale.
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë