E rëndë në Përrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një konflikti. Vihet në pranga
Ngjarje e rëndë në fshatin Karakavec të Përrenjasit, ku një 69-vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën bashkëshortes së tij pas një konflikti në familje. Sipas të dhënave të para, dhuna në familje kishte qenë e vazhdueshme prej kohësh dhe viktima kishte qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje gjatë tre muajve të fundit.
Sipas policisë, Gani Danga ka lyer me benzinë gruan 67-vjeçare dhe më pas i ka vënë flakën. Menjëherë pas ngjarjes, 67-vjeçarja është transportuar mbrëmë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku pasi mori ndihmën e nevojshme mjekësore u transportua për në repartin e djegieve në Tiranë.
Paraprakisht, burime spitalore bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 69-vjeçari është arrestuar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Cërrik (VIDEO)
Vijojnë monitorimet rrugore, 4,255 gjoba përgjatë 24 orëve të fundit! 8 të arrestuar
Vendimet e qeverisë, Lamallari: U miratua paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit
- 14:35 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Cërrik (VIDEO)
- 14:23 Vijojnë monitorimet rrugore, 4,255 gjoba përgjatë 24 orëve të fundit! 8 të arrestuar
- 14:18 Vendimet e qeverisë, Lamallari: U miratua paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit
- 14:10 Rrezikuan të mbyteshin gjatë stuhisë në Jalë, shpëtohen 5 anëtarët e një familjeje
- 13:59 Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq
- 13:59 “Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali