E veja e Navalny: Do të bëhem presidente e Rusisë kur Putin të largohet
Yulia Navalny, gruaja e disidentit të ndjerë rus dhe liderit të opozitës Alexei Navalny, ka konfirmuar se synon të bëhet presidente e Rusisë “kur Putini të mos jetë më në pushtet”, raportojnë mediat britanike.
Në një intervistë për BBC, Navalnya tha se këtë, si dhe shumë vendime të tjera, ajo e mori me bashkëshortin e saj Alexei dhe konfirmoi se ishte në dijeni të pretendimeve se ajo kërcënohet me arrest në Rusi nëse kthehet ndërsa presidenti Putin është ende në pushtet, sepse akuzohet për ekstremizëm.
Burri i saj, kritiku më i zëshëm i Putinit, u dënua me 19 vjet burg për ekstremizëm, por akuzat u konsideruan të motivuara politikisht. Alexei Navalny vdiq në shkurt të këtij viti në një koloni penale në veriun e largët të Rusisë, në Rrethin Arktik.
Me atë rast, presidenti amerikan Joe Biden tha se “nuk ka dyshim” se Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny, por Moska zyrtare mohon që Navalny të jetë vrarë.
Yulia Navalnya theksoi edhe një herë se nuk do të heqë dorë nga planet e saj për të vazhduar luftën për demokracinë në Rusi të udhëhequr nga bashkëshorti i saj i ndjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër