E Vërteta në Fjalë | Vjosa Osmani në rrugën drejt postit të presidentes
Kosova nuk ka president, prej 150 ditësh ka vetëm ushtrues të detyrës së presidentit. Vjosa Osmani synon të bëhet presidenti i gjashtë i Republikës dhe e dyta grua presidente.
Ajo ka 67 vota nga koalicioni qeverisës duke llogaritur dhe 15 vota nga LDK-ja që ja ka premtuar Lumir Abdixhiku shkon në 82 vota që janë të mjaftushme që të marrë postin e presidents.
Lidhja e saj më LDK-në ka qenë ajo mes dashurisë dhe urrejtjes. Znj. Osmani e nis karrierën në kabinetin e presidentit Fatmir Sejdiu.
Në zgjedhjet e vitit 2014 ajo garon dhe bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet që fitoi PDK-ja. Partitë e tjera bëhen bashkë dhe e çojnë në Gjykatë Kushtetuese PDK-në dhe përfaqësuese e tyre bëhet Vjosa Osmani, e cila humb.
PDK-ja dhe LDK-ja bëhen bashkë për krijimin e qeverisë me kryeminstër Isa Mustafën, ndërsa Vjosa Osmani dhe tre deputetë të tjerë votojnë kundër. Nga këtu nis dhe përplasja e saj me Isa Mustafën.
Ajo del kundër qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja pasi ishte kundër demarkacionit dhe voton qeverinë e re të krijuar nga Ramush Haradinaj.
Pas kësaj znj. Osmani i bashkohet protestës së Vetëvendosjes kundër qeverisë së z. Thaçi. Në vitin 2019 kandidon si kryeminstre, por humbet edhe pse zgjedhjet e nxirrnin fituese. Znj. Osmani mori postin e kryetares së Kuvendit, por ajo doli sërish kundër partisë së saj duke mos votuar në rënien e qeverisë së z. Kurti.
Pas kësaj ajo përjashtohet nga LDK-ja dhe në zgjedhjet e shkurtit i bashkohet Nismës së Vetëvendosjes ku fitoi binshëm, por i duhen votat e LDK-së që të shpallet presidente.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër