E vranë me plumb në kokë, e dashura e shqiptarit tregon si e mori vesh lajmin

23 Shkurt 2023 | 09:55

Pak ditë më parë shqiptari Visar Dakrama alias Julian Kosova, u ekzekutua me plumb në kokë në një lokal nate në Mykonos, pas një sherri me një shtetas grek.

E dashura e tij me lot në sy ka rrëfyer për mediat se “Jani kishte zemrën e një fëmije të vogël. Ai ishte fëmija im, kështu e quaja. Reagonte si një fëmijë i vogël për shkak të kokëfortësisë, por ishte i mrekullueshëm.”

Ajo ka deklaruar për mediat se natën që ndodhi ngjarja e rëndë Juliani ishte zënë me një vajzë. Ajo shtoi se e njihte vajzën e cila u bë “mollë sherri.”

Për marrëdhënien që 34-vjeçari kishte me autorin, partnerja e viktimës tha: “E dija që komunikonin, që po flisnin… E dija, domethënë mbaj mend që në verë kishin dalë për të pirë. E dija që njiheshin dhe nuk kishin konflikte. Jani donte një jetë të re, nuk donte të ishte më në Mykonos, donte të vinte në Selanik, por nuk mundi”.

Ajo ka treguar edhe si e mori vesh ngjarjen e rëndë.

“Të premten folëm për herë të fundit. Më tha të dua por më pas u inatos për diçka dhe nuk folëm më. Atë natë ishte zënë me një vajzë. Më kanë telefonuar dhe më kanë thënë “zgjohu” se po flija. Më thanë “e vranë Janin”. Mendova se po bënin shaka me mua, mendova se Jani po bënte shaka me mua. Nuk ishte një shaka. Më pas u informova nga disa të afërm të tij se ka ndodhur vërtet”.-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026