“E vrau Putini”-Kremlini reagon pas akuzave të bashkëshortes së Navalnyt: Të pabaza!

20 Shkurt 2024 | 13:37

Kremlini ka mohuar akuzat e gruas së Alexei Navalny se ai ishte helmuar nga agjenti nervor Novichok.

Sipas mediave të huaja, natën e kaluar, Yulia Navalnaya akuzoi autoritetet ruse për fshehjen e trupit të burrit të saj, ndërsa prisnin që “gjurmët e një tjetër noviçoku të Putinit të zhdukeshin”.

“Burri im nuk mund të thyhej. Dhe pikërisht për këtë e vrau Putini. I turpshëm, frikacak, që nuk guxonte ta shikonte në sy ose thjesht t’i thoshte emrin,” tha ajo.

Sot Kremlini e ka mohuar pretendimin dhe ka thënë se akuza “nuk bazohet në asgjë”.

Gjithashtu Kremlini zyrtar tha se Vladimir Putin nuk e pa videon e publikuar nga zonja Navalnaya.

Kujtojmë se Navalny ndërroi jetë dy ditë më parë, teksa ndodhej në burg ku po vuante një dënim prej 19-vitesh, me akuza të dyshimta, të cilat besohet se ishin të montuara politikisht nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Navalny ka qenë kritiku më i madh i Putinit në Rusi, i cili arriti të mblidhte rreth vetes mijëra mbështetës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026