A do rrëzohet Vladimir Putini? Eksperti: Ç’do ndodhë në Rusi pas vdekjes së Navalnyt
Eksperti i sigurisë Dritan Hoti ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se ende është shpejt për të folur për një rrëzim të mundshëm të presidentit rus Vladimir Putin.
Ai tha se pa diskutim vdekja e kritikut të Kremlinint, Aleksei Navalni ka nxitur disa reagime dhe nacionalizmin në popullin rus, por është ende herët për të thënë se kjo situatë do të kthehet si një bumerang kundër vetë Putinit.
“Rusia ka kaluar disa trajta nacionalizmi dhe një luftë të ashpër pa rregulla. Putini është një nga elementët më të formuar të KKB-së dhe është ideologjizuar gjatë bashkimit sovjetik, por edhe me pikëpamje të nacionalizmit rus. Do jetë shumë e vështirë për ta rrëzuar, pasi duhet të ndërgjegjësohet shoqëria ruse dhe të iniciojë një lëvizje të brendshme demokratike.
Po të shikojmë vdekjen e Navalnyt dhe deklaratat e tij të ditëve të fundit, ai luftën në Ukrainë e ka quajtur luftë jetë a vdekje, i bën thirrje asaj që quhet nivelit të mbijetesës së shpirtit rus, nacionalizmit rus. Në këto premisa do ketë reagime dhe ndërgjegjësime të pjesshme. Por nuk ka ardhur momentni për më shumë”,-tha Dritan Hoti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dritan Hoti: Marrëdhëniet SHBA-Rusi ndodhen në pikën më të ulët
- Takimi Mitsotakis-Vuçiç/ Eksperti: Partneritet i vjetër, Turqia e ka dobësuar…
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku