Takimi Mitsotakis-Vuçiç/ Eksperti: Partneritet i vjetër, Turqia e ka dobësuar…
Eksperti i sigurisë Dritan Hoti ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se takimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit Vuçiç, vjen si konfirmim i një partneriteti shumë të vjetër, por që nuk ka më të njëjtin funksion që ka pasur në rajon.
Ai tha se tashmë është Turqia dhe superfuqitë ato të cilat kanë ndikim më të madh në Ballkanin perëndimor.
“Këto aleanca kanë buruar nga historia, janë një lloj partneriteti ideologjik ndërmjet dy vendeve që kanë të bëjnë me projeksione dikur të njëjta kombëtariste, të metamorfozuara në një lloj platforme ideologjike nacionaliste, pra dominuese në Ballkan, por kushtet aktuale të Ballkanit nuk ia lejojnë më kështu.
Ne kemi 2 shtete kombe shqiptare, kemi një kryeministër në Maqedoni, me rritjen e rolit të Turqisë, Erdogani deri diku ndonëse e futi në një kurs ideologjik fetar vendin, pragmatik me politikën e jashtme, por roli i Turqisë në 20 vitet e fundit ka zvetënuar rolin e Greqisë. Turqia ruan rolin kryesor.
Është një rikonfirmim i një aleancë mes dy vendeve por që nuk e diktojnë dot më siç e kanë diktuar politikën në Ballkanin Perëndimor. Ai është spostuar nga influencat rajonale dhe kontinentale dhe është eksluzivitet i superfuqive. Ky është konfirmimi i një partneriteti disi të vjetër dhe arkaik që u ravizua edhe nëpërmjet vizitës së Mitsotakis te Vuçiç”,-tha Dritan Hoti.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë