“E vrava se…”- Dëshmitë dhe pistat për vrasjen në Peqin. Skaneri jashtë funksionit

16 Dhjetor 2023 | 18:01

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të premten në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ku mbeti i vrarë një prej të dënuarve dhe u plagos një tjetër, dyshime janë hedhur edhe mbi zinxhirin komandues të këtij institucioni.

Me urdhër të prokurorisë janë arrestuar 12 punonjës, mes tyre drejtori i bugut të Peqinit Kamber Hoxha, shefi i policisë, shefi i regjimit si dhe 9 punonjës të tjerë policie nën akuzën e shëpërdorimit të detyrës.

Këto lëvizje të prokurorisë jusifikikohen me dyshimet se arma e përdorur nga i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj, me të cilën kreu ekzekutimin e Arben Lleshajt, mund të jetë futur dorazi në ambientet e burgut në bashkëpunim me punonjës të policisë.

Armën e krimit autori tha se e ka siguruar rreth 1 muaj e gjysmë më parë, kohë kur skaneri mund të ketë qenë i prishur.

“Skaneri ka qenë i prishur për disa kohë dhe është rregualluar disa ditë më parë”, bëri me dije nga vendngjarja, gazetarja e Euronews Albania Ortenca Budlla.

Fillimisht u aluadua se arma u fut me anë të një droni, por duket se hetuesit e kanë rrëzuar si pistë.

Në dëshminë e tij Mjacaj ka deklaruar se ka pasur konflikte dhe debate me Lleshajn, pasi ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor ndaj ka kryer dhe krimin.

Por hetuesit dyshojnë se vrasja është organizuar me pagesë për hakmarrje.

Mjaçaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi në korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit grabiti dhe vrau dy turistë çekë.

Ndërsa viktima Arben Lleshi ishte i dënuar me 32 vite burg për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. I plagosur si pasojë e këtij konflikti mbeti edhe i dënuari tjetër Indrit Shaqe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026