Vrasja me armë brenda burgut të Peqinit, reagon për herë të parë ministri Manja

15 Dhjetor 2023 | 17:54

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri të dënuarin Arben Lleshi dhe plagosi dy persona të tjerë.

Manja tha se rendi dhe siguria në burgje është maksimale dhe i bëri thirrje familjarëve të të burgosurve që të mos merakosen për të afërmit e tyre.

Ai tha gjithashtu se do të pritet përfundimi i hetimeve për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

“Dua të ngushëlloj familjarët e të dënuarit që ka humbur jetën, ti uroj shërim të shpejtë të plagosurit dhe të siguroj që situata e rendit është tërësisht nën kontroll. Autori është një i dënuar me burgim të përjetshëm që po vuante dënimin.

Pas dorëzimit i dënuari është vënë në dispozicion të kryeprokurorit të Elbasanit. Ngjarja është e rëndë, por nga ana tjetër nuk ka patur cënim të personelit. Për dinamikën e ngjarjes, motivet e shkaqet, duhet të presim përfundimin e hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria dhe IEVP.

Zbardhjen e plotë të dinamikës sesi ka hyrë arma, si ka ndodhur ngjarja, i përkasin hetimeve. Në orët në vijim do të ketë një komunikim me opinionin publik. Mjacaj ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP Peqin, ku ne kemi edhe regjim të posaçëm.

Procedura e vendosjes në këtë regjim nis pas urdhrit të ministrit. Sot ministri i Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen e Sokol Mjacaj në regjim të posaçëm, ku unë kam argumentuar vendimin tim. Ka një procedurë për vendosjen në regjim të posaçëm që unë duhet ta respektoj. Në ditët në vazhdim do të ketë persona të tjerë që do të vendosen në regjim të posaçem”, tha Manja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026