U vra sot në burgun e Peqinit, saga e ekzekutimeve për hakmarrje në famijen Lleshi

15 Dhjetor 2023 | 16:06

Të tjera detaje kanë dalë mbi personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku humbi jetën Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqe, ndërkohë që autori raportohet të jetë Sokol Mjacaj.

Arben Lleshi u arrestua në Angli për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij.

Ai u ekstradua në Shqipëri ku u dënua me burgim të përjetshëm për këtë ngjarjem ndërkohë që në pranga ra edhe vëllai i tij, për ndihmë në djegien e trupit të Hoxhës dhe zhdukjen e provave.

Në datë 30 tetor të 2013 u ekzekutua në një atentat Xhavit Lleshi, babai i Klevisit, që u rrëmbye në datë 5 gusht të vitit 2020. Arben Lleshi la qenë nipi i Xhavit Lleshit dhe ky dyshohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së tij. Në 15 maj 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit.

Ndërkohë që në 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz, ku është parë për herë të fundit dhe u zhduk.

Ndërsa në datë 5 gusht 2020 u zhduk edhe Klevis Lleshi 21-vjeç. Ai sapo ka dalë nga shtëpia për kafe, e rrëmbyen dhe u zhduk. Dyshohet se Klevisi kishte nisur të fliste për hakmarrje ndaj familjes Hoxha dhe sapo këto fjalë kishin rënë në veshin e tyre, kanë organizuar rrëmbimin dhe zhdukjen e tij.

Pra bilanci i viktimave në familjen Lleshi është 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur. Aktualisht në shtëpinë e Xhavit Lleshit është vetëm nëna e tij dhe tre motrat që janë martuar në Burrel. Ndërkohë që pas përleshjes në burg gjatë ditës së sotme u vra edhe Arben Lleshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026