Kush janë 3 të dënuarit përjetë që u përplasën në burgun e Peqinit

15 Dhjetor 2023 | 15:16

1 i dënuar në burgun e Peqinit është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas një përplasjeje të ndodhur mes 3 prej tyre.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se përplasja ka nisur teksa 3 të dënuarit me burg përjetë, Sokol Mjacaj, Arben Lleshi, Ilir Xhakja ndodheshin në momentin e ajrimit.

Nga përplasja me një armë zjarri që ende nuk dihet si mund të jetë futur në ambientet e burgut ka mbetur i vrarë i dënuari Arben Lleshi dhe është plagosur Ilir Xhakja.

Arben Lleshi është ekstraduar 7 vjet më parë, i dënuar nga drejtësia angleze me 32 vite burg për vrasjen e një tjetër shqiptari. Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.  Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.

Sokol Mjacaj është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër në vitin 2015 Prej vitesh, Macaj vuante dënimin në burgun e Peqinit.

Ilir Xhakja i dënuari përjetë për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Adem Tahiraj. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2012 në Katund Sukth të Durrësit, ku u vra në krye të detyrës shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026