English

E zë poshtë masivi shkëmbor, ndërron jetë punëtori 47-vjeçar në Berat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “13 Shtatori” të qytetit të Beratit, ku një punëtor 47-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga një masiv shkëmbor.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve që po zhvilloheshin në një subjekt privat në rrugën e Kalasë.

47-vjeçari ishte duke rikonstruktuar një banesë kur masivi i gurëve u shkëput dhe e ka zënë poshtë.

Ai u nxor nga masivi i gurëve nga shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Beratit, por për shkak të plagëve të rënda humbi jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe se, megjithë përpjekjet e shërbimeve për të shpëtuar jetën e punëtorit, ai ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?