“Ec, don’t stop!” Realiteti social vjen në një ekspozitë me punime me xham të thyer
12 vizatime hiperrealiste, një video dhe 7 punime në xham të thyer me instalacione prej hekuri e materialesh minerale, shfaqen në Galerinë Fab.
Ekspozita e titulluar “Ec, don’t stop!” ku imazhi dhe struktura trajtohen si dëshmi e historisë dhe realitetit social, vjen e realizuar pas katër vitesh punë intensive nga artisti Kevin Jaku në bashkëpunim me Aron Nokën.
Përmes një terreni bashkëkohor shqiptar dhe global, dy artistët krijojnë tension si përvojë personale e kolektive, duke përcjellë mesazhin për të mos u ndalur, por për të ecur përpara.
Krahas këtij instalacioni, Noka paraqet edhe një video të një minatori me kanarinë, e cila e zhvendos hapësirën industriale drejt një realiteti të riinterpretuar, ku nevoja për të nxjerrë bukën e gojës përmes gërmimeve në tunele nëntokësore përballet me kushtet e vështira të punës dhe me trupin fizik të minatorit që hyn dhe del çdo ditë në galeri, në një gjendje alarmi ekzistencial.
Sipas kuratorit të ekspozitës, Genti Gjikola, “Ec, Don’t Stop” vjen si një stacion i parë dhe një moment tranzicioni në praktikat e dy artistëve. Ekspozita e titulluar “Ec, don’t stop!” do të qëndrojë e hapur deri më 5 shkurt.
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 15:43 Gruaja e futbollistit venezuelian humb jetën nga tërmeti, shpëtohet vajza e tyre e mitur
- 15:38 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban: Ajo shkel vijat e kuqe
- 15:25 Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi
- 15:13 Lëkundjet e shpeshta pasuese të tërmetit ndikojnë në përpjekjet e shpëtimit në Venezuelë
- 15:12 Dy viktima në Tajvan pas përmbytjeve masive, vijojnë paralajmërimet për reshje të dendura shiu (VIDEO)
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor