Edhe sa do të mbajë ekonomia? Flasin ekspertët: Qeveria duhet të kalojë tek paketa C, dedikuar totalisht biznesit

14 Prill 2020 | 17:50

Ekonomia është ajo që po merr goditjen më të madhe për shkak të pandemisë COVID-19. Për të folur lidhur me sfidat e ekonomisë shqiptare në kushtet e kësaj krize dhe atë që pritet të ndodhë më pas, në Ilva Now diskutuan në një lidhje ‘live’ ekspertët e ekonomisë, Elton Haxhi dhe Adrian Civici.

Teksa e vlerësoi paketën e dytë disi më të balancuar se sa e para në ndihmën për biznesin dhe punonjësit, z. Haxhi theksoi se kjo paketë është disi e vonuar dhe duhet avancuar më përpara.

 “Biznesi kërkon siguri në këtë periudhë të vështirë. Kemi 66 mijë të papunë. Mirë do të ishte të sigurohej mbajtja në punë e këtyre njerëzve. Paketa totale shkon 2,7 për qind e GDP që nuk është e mjaftueshme”, tha z.Haxhi.

Ndërkohë z. Civici theksoi se kryeministri është duke ndjekur një radhë në paketat e ndihmës ekonomike, ku sipas tij ende mbetet prioritare çështja sociale.

“Në paken A ishin prioritet shtresat vulnerable. Paketa B sheh një hap më tej, garanton pagesën për ata që kanë humbur punën dhe i jep mundësi biznesit të pajiset me likuiditet. Kjo paketë është një hap përpara drejt biznesit. Edhe në vendet e tjera paketat e dyta ekuilibrojnë ato sociale. Nëse vazhdojmë në këtë ritëm, Shqipërisë do t’i duhet një paketë C për biznesin që të ketë likuiditet. Ndërsa nga korriku duhet plani D për ringritjen ekonomike”, tha z. Civici.

Lidhur me atë çfarë duhet të përmbajë paketa C, të dy ekspertët e ekonomisë ishin në një mendje në faktin se ajo duhet të përfshijë domosdoshërish lehtësira fiskale.

“Janë adresuar shtresat më në nevojë; të papunët , ata me ndihmë soiciale, në këtë paketë u fut edhe shtyrja e parapagimeve të tatim fitimit deri në fund të vitit që i jep një frymëmarrje edhe biznesit të madh, por ka ende mekanizma për ta mbështetur me paketën C. Të paktën 1/4 e tatim-fitimit duhet rishikuar, si edhe shuma që paguhet për tatim-fitim. Aktiviteti ka rënë tashmë ndaj duhet parë edhe impakti që do të ketë periudha në vazhim në rritjen e mëtejshme të papunëisë”, tha z. Haxhi.

Ndërkohë, sipas z. Civici, paketa C duhet të jetë e adresuar totalisht për biznesin, të cilit duhet t’i falen një pjesë e taksave dhe tatimeve.

“Çdo lloj shpejtësie, brenda rregullave higjienike, për të futur sa më shumë sektorë në punë, do të jetë e mirëpritur. Lehtësimet fiskale, pa abuzuar, një pjesë e biznesve duhet t’i nënstorhet injektimit të likuiditetit. Po t’i referohemi asaj që po bën Greqia, Serbia, Maqedonia, Kroacia, janë një hap përpara, tek paketa C”, tha z. Civici.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021