Edi Paloka i bindur për avantazhin e PD: Kjo është një fitore e madhe për Durrësin
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Edi Paloka, tha se numërimi i votave do të konfirmojë fitoren e selisë blu.
Me anë të një deklarate të bërë për mediat, numri dy i Partisë Demokratike shprehet se këto zgjedhje do t’i japin fitoren Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
“Sapo kemi përfunduar analizën e projeksioneve tona për qarkun e Durrësit dhe dua të them se kjo është një fitore e madhe për Durrësin. Është fitore e madhe për Shqipërinë. Është momenti të shohim nga e ardhmja, të projektojmë të ardhmen tonë”, tha ai.
Z. Paloka shprehet besimplotë se edhe procesi i numërimit të votave do vijojë normalisht dhe kjo fitore është çështje kohësh.
“Jam i binduri se edhe numërimi do të jetë i rregullt sipas të gjithë procedurave dhe në fund fare kjo fitore do të konfirmohet”, tha Paloka.
Partitë kryesore, PS-ja dhe PD-ja kanë shpejtuar të shpallin rezultatet pavarësisht faktit se nuk kishte filluar ende procesi i numërimit të fletëve të votimit.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë