Edi Rama: Ilir Meta ka krijuar institucionin e blerjes së votës dhe LSI-ja e ka kthyer në art

20 Prill 2021 | 21:11

I ftuar në studion e “Ilva Now”, kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënien e tij me presidentin Ilir Meta, ku tha se pavarësisht se marrëdhënia e tyre nuk është e mirë, ai nuk ka asgjë personale me Ilir Metën.

“Në nivelin personal nuk kam asnjë problem me Ilir Metën, unë mendoj se e ndihmoj dhe gjithë kush që ka një arsye që ka një arsye për të mos pasur asgjë personale me Ilir Metën por përkundrazi ka edhe një borxh shoqëror për kohën e jetuar, duhet ta ndihmojë Ilir Metën për ta kundër votuar, që Ilir Meta të shkojë në shtëpi”, u shpreh kryeministri.

Edi Rama shtoi se Reforma në Drejtësi është ajo që e çoi marrëdhënien e tyre në pikën aktuale.

Ilir Meta, nga ana e tij, si arsye të prishjes së marrëdhënies së tyre sjell bisedimet e pretenduara për shkëmbime territori në Kosovë, gjë që z. Rama e hodhi poshtë, duke thënë se nuk ka pasur kurrë një projekt të tillë dhe se ai thjesht mbështet dialogun Kosovë – Serbi, i cili sipas tij duhet të bëhet sa më shpejt.

“Këto janë të gjitha fjalë. Nuk ka pasur asnjë qasje, veprim konkret nga ana ime për të mbështetur ndonjë projekt që ka të bëjë me shitje territori të Kosovës. Nuk ka pasur projekt të tillë. Sa më shumë shtyhet ulja e palëve në një dialog të thellë midis tyre, pa pritur që ta shtyjnë të tjerët aq më shumë do vuajë Kosova. Unë kam thënë se këtë gjë duhet ta bëjnë si burrat. U takon vendimmarrësve ta bëjnë, unë i mbështes”, tha kryeministri Rama.

Z. Rama shtoi se e gjithë kjo është një argument i sajuar për të krijuar figurën e një tradhtari.

Në lidhje me akuzat që presidenti Meta i ka bërë kryeministrit për blerje votash, Edi Rama tha se Ilir Meta është i fundit që mund të bëjë akuza të tilla, pasi vetë ai ka krijuar institucionin e blerjes së votës dhe ish partia e tij, LSI-ja, e ka kthyer blerjen e votave në art.

“Nëse ka një shqiptar që nuk duhet të flasë për blerje votash është Ilir Meta sepse institucionin e blerjes së votës e ka krijuar Ilir Meta, e ka stimuluar Ilir Meta, e ka bërë atraktiv te të tjerët Ilir Meta, është përdorur masivisht nga Partia e Ilir Metës, Mekanizmi i blerjes së votës është krijuar dhe është çuar deri në art nga LSI-ja”, u shpreh z. Rama.

Në lidhje me z. Meta, kryeministri Rama shtoi se gjuha me të cilën flet ly i fundit, nuk është e tolerueshme për një president.

“Për presidentin është e tmerrshme, e turpshme për të gjithë republikën dhe e neveritshme për të gjithë që na shohin ne si popull që të flasë me atë gjuhë. Presidenti është njeriu që duhet të flasë i  fundit dhe të bëjë thirrje për qetësi”, tha Edi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021