Editorial: Si përmirësohet shoqëria
Për fat të keq, ndoshta është edhe natyra njerëzore; gjërat më të rëndësishme për një shoqëri, për një prind, për një shok, për një mik ose për një fqinj, madje edhe për një të panjohur, kujtohemi t’i mbrojmë pasi një ngjarje tragjike ka ndodhur.
Në një lagje të Tiranës, një vajzë 15 vjeçe u përdhunua nga roja i shkollës. Ajo nuk ishte e sigurt aty ku prindërit mendonin se ishte e sigurt. Aty ku duhej të ishte e sigurt. Me gjithë reagimin e shoqërisë në një protestë të bukur, nuk kaloi shumë dhe një tjetër rast në Berat ndodhi. Një 48-vjeçar ngacmoi seksualisht një vajzë 7-vjeçare.
Ka ardhur koha të kuptojmë së pedofilia nuk shërohet me thirrje publike. Duhet të fillojmë të mendojmë se pedofilët nuk mendojnë si njerëzit normale. Ata janë njerëz me çrregullime psikiatrike, që për fat të keq kanë tërheqje seksuale ndaj fëmijëve.
Pra, ata nuk ndalen me thirrje moraliste apo me ndërgjegjësim. Duhet të ndajmë mënyrën e të menduarit, të njerëzve normalë dhe pedofilëve. Duhet të gjejmë mënyrën se si ta luftojmë këtë.
Duhet të gjejmë një mënyrë se si të mbajmë shtetin përgjegjës, çdo hallkë që dështon të kryejë detyrën e vet. Mësuesi, psikologu, polici, komisariati, bashkia, shteti. Duhet të bëhemi gardianë të vetes sonë. Vetëm kështu do të mbrohemi dhe do të parandalojmë.
Në protestë u kërkua të bëhej publik regjistri i pedofilëve. A u bë? A u mor njeri me këtë kërkesë? A pati reflektim nga autoritetet? A kishte një përgjigje? Po ne që e kërkuam, a u interesuam nëse do bëhet apo jo?
Në fakt, ajo që të bën përshtypje është mënyra e edukimit që kemi marrë nga prindërit tanë dhe po i japim fëmijëve tanë. Ne kërkojmë të drejta nëpër protesta, por dorëzohemi dhe nuk këmbëngulim. Ky është modeli që po i japim fëmijëve tanë.
Ne kërkojmë, por nuk i shkojmë deri në fund kërkesave tona. Kjo duhet të ndryshojë. Fëmijët janë imitues të mëdhenj, dhe për këtë duhet t’u japim atyre një gjë të madhe që ta imitojnë. Le t’i japim këmbënguljen për të kërkuar më shumë dhe për të mos falur asgjë për sigurinë, për të drejtat, për jetën.
Në çdo ditë që kalon, ne krijojmë depozita me kujtime në mendjen e fëmijëve tanë. Çfarë duam ne që fëmijët tanë të mbajnë mend nga ne? Në çfarë mënyre po i edukojmë? Si po i edukojmë? Le t’i japim atyre kujtimin që prindi i tyre luftoi për ta, që edhe ai të luftojë për fëmijën e tij.
Le t’i japim kujtimin që prindi i trajtoi ata ashtu si duhet, se jeta ka vlerë, se dinjiteti dhe personaliteti i tyre ishte i rëndësishëm, që ata të kuptojnë se personaliteti i kujtdo, dinjiteti i kujtdo dhe jeta e kujtdo është shumë e rëndësishme.
Nuk është e vështirë të shohësh rrugëve prindër që inkurajojnë fëmijët e tyre kur ata ushtrojnë bullizëm. Prindër që dhunojnë fëmijët e tyre, prindër që shtyjnë fëmijët e tyre të shajnë dhe të fyejnë të tjerët. Si do ua gjejmë kurën këtyre prindërve?
Duhet të pyesim veten. Si prindër, do të jemi të përbuzur apo të admiruar? Do jemi thjesht prindër apo gjeni? Të gjithë e dinë si bëhet fëmija, por askush nuk e di si bëhet prindi.
Duhet të zgjedhim. Do të krijojmë një shoqëri të sigurt për fëmijët tanë? Apo një shoqëri me urrejtje, pa respekt dhe të rrezikshme me ndërgjegjësime njëditore deri sa të ndodhë një rast tjetër dhune.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta