Edukimi, mjeti më i mirë për të pastruar oqeanet
Porti i Vjetër i Marsejës mbart një sekret të vogël.
Motorë elektrik, goma dhe shishe plastike janë ndër sendet që kanë ndotur shtratin e oqeanit.
Operacioni i përvitshëm i pastrimit
Çdo vit, vullnetarë të shumtë bëhen bashkë për të pastruar mbeturinat. Qindra zhytës mbledhin mbetje, të cilat më pas klasifikohen dhe riciklohen, apo asgjësohen në mënyra të sigurta nga aktivistët vendas.
“Gjejmë shumë motorë të vegjël, shufra hekuri, kanoçe dhe shishe,” thotë Angie Espinel Cañon, një nga vullnetaret e Skuadrës 13. “Qëllimi ynë nuk është vetëm të pastrojmë, por është edhe ndërgjegjësimi.”
“Vitin e shkuar, kemi mbledhur 91 metra kub mbeturina,” thotë Isabelle Poitou, një tjetër vullnetare nga Shoqata Merterre. “Një vit më parë mbeturinat e mbledhura arrinin në 131 metra kub, pra ka një rritje prej 40 metra kub. Këtë vit, duke gjykuar nga eksperiencat e mëparshme, mund të themi se ka më pak”
Imazhi jonë janë “The Smurfs”, filmi i animuar për fëmijë.
Fushata “Pastrimi i Plazheve të BE-së” –ndihmon në ndërgjegjësimin dhe reagimin e Evropianëve ndaj problemit të ndotjes detare. Një nga zhytësit është Alain Dumort – përfaqësuesi i BE-së në Marsejë.
“Disa prej mbeturinave janë të riciklueshme,” tha Dumort. “Por, fatkeqësisht jo sendet që janë një përdorimshme, të cilat shkojnë drejt e në koshin e mbeturinave. Ja pse duke filluar nga 2021, BE-ja do të ndalojë krejtësisht përdorimin e këtyre sendeve – pjatat, përzierësit e pijeve, kunjat e veshëve prej pambuku, e kështu me radhë – të gjithë sendet që i hasim shpesh të hedhura nëpër plazhe, do të ndalohen.”
Shumica e mbeturinave vjen nga zonat urbane
Një nga synimet më të rëndësishme të fushatës është që mesazhi jonë të arrijë tek publiku. Miliona ton mbetje – pjesa më e madhe e të cilave vjen nga zonat urbane – përfundojnë në oqean çdo vit. Sipas llogarive të kryera, për çdo kilometër katror në oqean, ka me mijëra thërrime mbeturinash që lundrojnë mbi të.
“Shifrat tregojnë se 80 për qind e mbetjeve në det e kanë prejardhjen nga toka,” ka shpjeguar Olivier Bianchimani, drejtori i Septentrion Environnement. “Ose janë sjellë në det nga lumenjtë ose janë hedhur direkt në det. Siç mund ta imagjinoni, nuk ka qenë era ajo që ka hedhur shufra hekuri apo biçikleta në shtratin e oqeanit.”
Në mbi 70 ngjarje të organizuara këtë vit nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, 40 mijë pjesëmarrës kanë mbledhur rreth 850 tonë mbeturina – nga Kamboxhia e deri në Haiti dhe nga Argjentina deri në Norvegji.
“Duhet parë në një kontekst më të gjerë,” thotë Dumort. “Përndryshe do të mbetet një problem vendor dhe shumë do të pyesnin veten, ç ’punë ka Evropa më këtë. Evropa është e përfshirë pikërisht sepse ky është një problem botëror dhe është e nevojshme një gamë e gjerë veprimi dhe legjislacioni në rang ndërkombëtar.”
Bashkimi Evropian është duke udhëhequr luftën botërore ndaj ndotjes së oqeaneve. Pavarësisht politikave të saj për të frenuar sendet plastike një përdorimshe dhe për të zvogëluar mbetjet e lëna pas nga mjetet e peshkimit, BE-ja edhe ka investuar 350 milion euro për kërkime shkencore dhe zhvillim.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve