Egjipt: E vlerësojmë deklaratën e Trumpit për moszhvendosjen e palestinezëve

13 Mars 2025 | 10:07

Ministria e Jashtme e Egjiptit tha se vlerëson deklaratat e bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të mos kërkuar që banorët e Rripit të Gazës të largohen nga enklava.

Më 12 mars, Trump tha se “askush nuk po dëbon ndonjë palestinez nga Gaza”, teksa u përgjigj në një pyetje për këtë çështje gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin irlandez, Micheal Martin.

“Ky qëndrim pasqyron një kuptim të nevojës për të parandaluar përkeqësimin e mëtejmë të situatës humanitare në Gazë dhe rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të drejtë, të qëndrueshme për çështjen palestineze”, tha Ministria e Jashtme e Egjiptit përmes një deklarate.

Trump kishte propozuar që SHBA-ja të merrte në pronësi Gazën, enklavën që ka përjetuar shkatërrim të madh pas luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Presidenti amerikan kishte deklaruar më herët se zhvendosja e palestinezëve do të bëhej me qëllim që territori bregdetar të zhvillohej ekonomikisht dhe të shndërrohej në një vend “fenomenal” ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.

Përveç dëmeve të mëdha materiale, lufta në Gazë, që nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi Izraelin, ka shkaktuar edhe viktima të shumta. Si pasojë e sulmit të radikalëve palestinezë, në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Në Gazë, ndërkaq, si rezultat i ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 48.000 palestinezë.

Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje armëpushimi në janar dhe në fazën e parë u liruan disa pengje dhe të burgosur palestinezë. Fazat pasuese, për të cilat duhet të negociohen, parashohin lirimin e të gjitha pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë, dhe një armëpushim të qëndrueshëm.

Ndërkaq, më herët gjatë marsit udhëheqësit arabë miratuan një plan egjiptian në vlerë prej 53 miliardë dollarësh për rindërtimin e Gazës, plan që do të shmangte zhvendosjen e palestinezëve nga enklava, ashtu siç ka propozuar presidenti amerikan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026