Egjipti në zgjedhje, qytetarët votojnë për presidentin e ri. Kush është favorit

10 Dhjetor 2023 | 14:43

Egjiptianët kanë nisur të hedhin votën për zgjedhjet presidenciale, në të cilat presidenti në detyrë Abdel Fatah el Sisi nuk ka një rival serioz dhe është thuajse e sigurt se do të fitojë një mandat tjetër, që do t’i mundësojë qëndrimin në pushtet deri në 2030-n.

Zgjedhjet janë eklipsuar nga konflikti Izrael-Hamas në Gaza. Vëmendja e thuajse të gjithë egjiptianëve është spostuar tek lufta në kufijtë lindorë të vendit dhe tek vuajtjet e civilëve palestinezë në enklavën bregdetare.

Por, procesi treditor i votimit po zhvillohet edhe në një kohë krize ekonomike që ka përfshirë Egjiptin. Bëhet fjalë për një vend ku rreth një e treta e 105 milionë banorëve jeton në varfëri.

Kriza rrjedh nga keqmenaxhimi i ekonomisë, por edhe nga pasojat e pandemisë së koronavirusit dhe vazhdimit të luftës në Ukrainë, që ka ngadalësuar ekonominë globale.

Ndaj El Sisit garojnë tre rivalë: Farid Zahran, kryetar i Partisë Social Demokrate në opozitë; Sanad Jamama, kryetar i partisë UAFD; dhe Hazem Omar, kryetar i Partisë Republikane.

Vetë El Sisi votoi të dielën në një qendër votimi në lagjen periferike Heliopolis të Kajros, sapo procesi nisi, në orën 9 të mëngjesit.

Një balotazh është planifikuar për më 8 dhe 10 janar, nëse asnjë nga kandidatët nuk siguron 50 % të votave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026