Egnatia dhe Vllaznia përballen në “Final 4”, shkodranët gati për “hakmarrje”

18 Maj 2024 | 18:33

2 nga ekipet më të mira të kampionatit që sapo u mbyll në futbollin shqiptar përballen me njëra-tjetrën, me vetëm njërën prej tyre që ka shancin të kalojë në finalen e “Final 4”. Pas Partizanit është radha e Egnatias dhe Vllaznisë, për të zgjedhur fituesin mes tyre, ndërsa gjysmëfinalja e dytë luhet në “Air Albania” të dielën në orën 20:00.

Shkodra është mobilizuar e gjitha, me mënyra të ndryshme për të motivuar lojtarët, duke e kërkuar me ngulm fitimin e titullit kampion, që mungon prej më tepër se 2 dekadash.

Përgatitjet e skuadrës janë drejt fundit, ndërsa trajneri Thomas Brdariç ka analizuar gjendjen.

“Atmosfera është shumë e mirë, kemi përpara një ndeshje të madhe. Të gjithë duhet ta kalojnë këtë sfidë, të punojmë për të gjetur avantazhin sa më shpejt. Për këdo prej lojtarëve është dicka speciale dhe ne jemi shumë të motivuar”, tha Brdariç.

Idetë e teknikut janë të qarta.

“Ne do të përballemi në mënyrën më të mirë, me shumë ide, detyrat janë në proces, kemi luajtur ndaj tyre edhe në situata të tjera. Është ndeshje e hapur dhe të dyja skuadrat do të luftojnë për të kaluar në finale”, tha ai.

Në lidhje me këtë përballje, në qytetin e Shkodrës janë shitur më tepër se 7 mijë bileta, ku mbështetja të dielën pritet të jetë e madhe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026