Eklipsi i parë hënor i vitit dhuroi pamje spektakolare

16 Maj 2022 | 14:41

Hëna u bë e kuqe për disa çaste këtë të diel. Eventi shënoi eklipsin e parë të plotë të hënës për këtë vit.

Pamja e rrallë shkaktohet kur Hëna kalon përmes hijes së Tokës, duke bllokuar dritën e diellit.

Shkencëtarët e NASA-s thonë se pikërisht në çastin kur hëna është tërësisht në errësirë, ajo merr ngjyrën e veçantë thuajse në të kuqe.

Megjithatë, ngjarja nuk u vrojtua njësoj në të gjithë rruzullin tokësor. Personat që jetojnë në Amerikën e Jugut dhe në disa pjesë të Amerikës së Veriut mundën të shihnin vetëm eklipsin e plotë.

Ndërsa të tjerë në zona si Zelanda e Re dhe Europa Lindore panë vetëm eklipsin pjesor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026

Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)

Një qen i racës haski ka treguar përkushtimin e tij ndaj familjes në një moment dramatik, kur u përball me një ari që po vraponte...
21:04 | 07/07/2026