Ekskluzive| 53-vjeçari me leje qëndrimi shqiptare në Gaza: Qeveria të më shpëtojë
Një qytetar i bllokuar në Rripin e Gazës, i pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri, i bën apel autoriteteve shqiptare për ndihmë dhe evakuim.
Në një prononcim ekskluziv për Euronews Albania, Nahedh Abdelwahed rrëfen situatën dramatike në të cilën ndodhet ai dhe familja e tij.
“Ne jemi në Gaza, në pjesën qendrore të saj. Është shumë e tmerrshme. Ne nuk mund të shohim veç vdekjes së njerëzve, goditjet ajrore dhe urinë që po i sjell vdekjen qytetarëve në Gaza. Në fakt, kam leje qëndrimi shqiptare dhe kisha ardhur të vizitoja familjen dy ditë para se të niste lufta. Unë ia kam kërkuar qeverisë shqiptare që të më mbrojë mua dhe familjen. Përsa i përket nenit 96 sipas ligjit, thuhet se personi që ka leje qëndrimi shqiptare ka të drejta sociale dhe ekonomike. I kam kërkuar ambasadës shqiptare në Kajro të më mbrojë, për më shumë se 5 herë e kam bërë këtë kërkesë, duke më refuzuar. Unë i kërkoj qeverisë shqiptare të më evakuojë mua dhe familjen nga Gaza.”-tha Nahedh Abdelwahed.
Nahedh Abdelwahed kërkon ndërhyrjen urgjente të autoriteteve shqiptare, duke theksuar se situata në Gaza është çdo ditë e më e rëndë dhe e pashpresë për civilët.
Banori tregon për gazetarin Thimi Samarxhiu dhe lejen shqiptare të qëndrimit gjatë emisionit.

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit